Ne ofrojmë produkte sallamerie të freskëta, të sigurta dhe cilësore, të përpunuara me standarde të larta higjiene. Motivimi ynë është kënaqësia e klientëve tanë.
Një pjatë e shijshme dhe perfekte për të gjithë familjen!
Receta:
Përbërësit: 400 gr fasule 2 qepë 2 karota 1 spec 2 thelpinj hudhër Suxhuk dhe sallam i thatë (opsional sallami i thatë por i jep shumë shije) 2 lugë salcë domatesh Vaj ulliri Kripë sipas shije
Përgatitja:
Fasulet i lëmë në ujë për rreth 1 orë që të zbuten, më pas i ziejmë derisa të fillojnë të zbuten. Ndërkohë, në një tigan me vaj ulliri skuqim qepët, karotat, specin dhe hudhrën e grirë. Shtojmë suxhukun dhe sallamin e thatë dhe i kaurdisim së bashku. Hedhim salcën e domates, e përziejmë mirë dhe e lëmë disa minuta të marrë valë. Këtë përzierje e shtojmë te fasulet, hedhim pak ujë dhe kripë sipas shijes, dhe i lëmë të ziejnë derisa të gatuhen plotësisht. Në fund, i kalojmë fasulet në tavë dhe i fusim në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 25–30 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur sipër.